Gjykata liron Gjelosh Vuksanin


Gjykata liron Gjelosh Vuksanin

16:40 29/10/2016

Gjykata e Kurbinit dha masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 persona, të dyshuar si përgjegjës për sigurimin, furnizimin dhe përpunimin e rreth 1.5 tonë lëndë narkotike, të zbuluar pak ditë më parë në Mamurras. Për dy persona të tjerë, u caktua masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se lënda narkotike sigurohej nga një person i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qera magazinën nga Gjelosh Vuksani. Për këtë të fundit, gjykata vendosi “detyrim për paraqitje”. Ai ka mohuar që të ketë lidhje me lëndën narkotike, duke pretenduar se magazinën ia kishte dhënë me qera një personi dhe nuk kishte informacion se për çfarë përdorej magazina e tij.

Po ashtu, gjatë ndërhyrjes policore, janë arrestuar edhe shtetasit Edmir Diva, Artan Sallaku, Kejvit Tuga dhe Gentjan Pepmarku, të cilët u gjetën duke përpunuar lëndën narkotike. Ndaj këtyre personave, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua edhe shtetasi Osman Morina, babai i personit të shpallur në kërkim. Edhe për këtë të fundit, gjykata vendosi masën “detyrim për paraqitje”.

Gjykata pritet të shprehet të hënën për kërkesën e Prokurorisë së Kurbinit për “arrest në burg” për babë e bir, Qamil dhe Fatmir Hajdari, pasi në ambientet në pronësi të tyre në fshatin Vrinjoll u gjetën rreth 110 kg lëndë narkotike e tharë, ose në proces tharjeje.

Tv Klan






Të ngjashme