Basha: NIPT -i Ramës, justifikim për të mos dhënë subvencione
Kanë vijuar në distancë akuzat mes Kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një deklaratë, Basha thotë se kreu i qeverisë nuk ka para për të subvencionuar fermerët, pasi i kalon për shpenzime luksi dhe në xhepat e klientëve të tij.
Sipas kreut të demokratëve NIPT -i është justifikimi i Ramës për të mos iu dhënë fermerëve subvencione dhe se këta të fundit kanë numrin e tyre personal të identifikimit.
Kreu i opozitës thotë se Partia Demokratike parashikon në programin e saj 100 milionë dollarë në vit buxhet për grante që do t’u vijnë në ndihmë fermerëve.
Tv Klan