Kukësi fiton 1 – 0 me Luftëtarin
Kukësi fitoi 1 – 0 me Luftëtarin në takimin e javës së nëntë të Superligës.
Izair Emimi shënoi pas më shumë se 1 orë lojë. Sulmuesi nga Maqedonia mungonte prej disa javësh për shkak të dëmtimit, por u kthye në mesjavë në sfidën e Kupës së Shqipërisë me Dinamon.
Një lojë të mirë zhvilloi edhe Luftëtari, madje humbi një mundësi të mirë për gol. Behar Ramdani gaboi goditjen e 11-metërshit i pritur nga Enea Koliqi.
Kukësi është i vetmi ekip pa humbje në Superligë në këtë sezon. Të dielën do të luhen ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e nëntë të Superligës.
Tv Klan