Foto/Përplasen ‘kokë më kokë’ me makinë, në gjendje të rëndë shqiptari
Itali/Një 20 – vjeçar shqiptar, rezident në Massa Lombarda dhe një hungareze 42 – vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, pas përplasjes ‘kokë më kokë’ me makinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites, në rrugën që lidh Galletoo me Damano, në Massa Lombarda të Ravenna –s.
Sipas mediave fqinje, dy të lënduarit u dërguan me urgjencë në qendrën e traumës në spitalin e Cesena, me dëmtime të rënda në trup.
Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur ndërsa fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se përplasja ka qenë tepër e fortë, aq sa të dyja automjetet kanë përfunduar në kanal./tvklan.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”42″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]