Ndërpriten kërkimet për 39-vjeçarin që u hodh nga trageti


Ndërpriten kërkimet për 39-vjeçarin që u hodh nga trageti

16:09 20/04/2014

kerkimetRoja bregdetare dhe policia kufitare e Durrësit kanë ndërprerë kërkimet për emigrantin.  39- vjeçar Gentian Peta, i cili një ditë më parë u hodh në det teksa po kthehej në Shqipëri me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Sipas autoriteteve, deti i trazuar e ka bërë të pamundur operacionin e kërkimit dhe shpresat për ta gjetur gjallë 39-vjeçarin janë të pakta.

Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e shkaqeve të ngjarjes, është duke verifikuar proçedurën standarte të veprimeve që kryhet nga stafi drejtues i tragetit në rastet e ngjarjeve të tilla. Pas përcaktimit të radhës së veprimeve dhe shpejtësisë së kryerjes së tyre, nga grupi hetimor do të hetohet me kujdes nëse mënyra e kryerjes së veprimeve të shpëtimit nga stafi drejtues i tragetit të linjës Bari-Durrës i përmbush ato të përcaktuara në procedurën standarte.

Tv Klan





Të ngjashme