Kapet i dënuari për shfrytëzim prostitucioni


Kapet i dënuari për shfrytëzim prostitucioni

16:50 31/10/2016

Një 34 – vjeçar në kërkim për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga efektivët e Tiranës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar Fabio Ullorja, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Ai u ndalua nga specialistët e Komisariatit të Policisë nr 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet.

Ullorja, më 28 Korrik të vitit 2015, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj e 24 ditë burg, për veprat penale “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”./tvklan.al






Të ngjashme