Parashikimi i motit, temperaturat rriten gjatë ditës


Parashikimi i motit, temperaturat rriten gjatë ditës

07:45 01/11/2016

Kushtet e kthjellimeve do të mbeten prezent në vendin tonë, por herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat veriore dhe verilindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta zonat malore verilindore dhe juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme