Kanadaja hap dyert për emigrantët në 2017


Kanadaja hap dyert për emigrantët në 2017

13:36 01/11/2016

Kanadaja ka hapur dyert për emigrantët, duke rritur numrin e tyre në vitin 2017.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Emigracionit, John McCallum, i cili kërkoi që të rrisë numrin e emigrantëve vitin e ardhshëm, duke e çuar atë në 300, me qëllim rritjen ekonomike të vendit.

Por kjo nevojë për emigrantë, sipas tij lind edhe për shkak të plakjes së popullsisë vendase.

Duke folur me gazetarët pas paraqitjes së raportit të tij vjetor në parlament, ministri tha se ky objektiv i ri hedh themelet për rritjen e ardhshme.

Kanadaja është një nga shtetet që ka pranuar një numër të konsiderueshëm emigrantësh.

Objektivi i mëparshëm nga viti 2011 deri në vitin 2015 ishte 260,000, por u rrit në 300,000 këtë vit, për shkak të asaj që McCallum e ka quajtur “rrethanat e veçanta” të krizës së refugjatëve sirian.

Këshilli i ekonomisë ka rekomanduar rritjen e nivelit të emigracionit duke e çuar në 450 000 gjatë 5 viteve të ardhshme, por McCallum sot për sot e ka refuzuar këtë objektiv .

“Ky numër mund të jetë i mundshëm në një datë të ardhshme, por sigurisht jo për vitin 2017”,

tha ai.

Si target për të hyrë në 2017, Kanadaja ka ata që futen në klasën “ekonomike”, ku kërkohen punonjës të kualifikuar, biznesmenë dhe kujdestarë , 172,500 nga 160,600  që ishte më parë. Në klasën e familjes, bashkëshortët, parnerët, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit, 84,000 nga 80,000.

Kohët e fundit qeveria është e angazhuar për të sjellë edhe refugjatë të persekutuar nga gjenocidi i ISIS. McCallum tha se masa të tjera do të shpallen në një datë të mëvonshme ./tvklan.al






Të ngjashme