AKIP takohet me Metën


AKIP takohet me Metën

15:14 01/11/2016

Ndërkohë që dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e Ligjit për Importin e Mbetjeve pret ende në sirtaret e Kuvendit, shoqatat ambientaliste pas protestës së ditës së dielës kanë bërë një tjetër përpjekje për të arritur të bindin ligjvënësit që ta rrëzojnë atë.

Pas një takimi 60 minutësh me Kryeparlamentarin Meta, përfaqësues të AKIP -it, unionit të ekspertëve mjedisorë, si dhe gazetarë kanë marrë garancinë se ligji nuk do të kalojë pa konsesus.

Ndërsa në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kryeparlamentarit thuhet se Meta i ka shprehur ambientalistëve bindjen e tij se ligji nuk mund të miratohet pa shteruar më parë të gjitha mundësitë e dialogut, mirëkuptimit dhe konsensuit me shoqërinë civile.

Kryeministri Rama, në një intervistë për Televizionin Klan tha se është i hapur për t’i bërë disa amendime, por përjashtoi mundësinë e shfuqizimit të tij.

Tv Klan






Të ngjashme