Polici vullnetare për sigurinë në komunitet


Polici vullnetare për sigurinë në komunitet

16:33 01/11/2016 https://youtu.be/G7TmQ0Mm2hE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka kërkuar të rinjve që të kontribuojnë për rritjen e sigurisë, duke u bërë pjesë e policisë në mënyrë vullnetare.

Tahiri, deklaratën e bëri gjatë një aktivitetit të organiziuar nga Akademia e Sigurisë dhe ka kërkuar nga qytetarët angazhim më të madh në çështje e rendit dhe sigurisë.

“Unë besoj që ne duhet të rikrijojmë traditën e vullnetarizmit në siguri. Ndaj është kjo arsyeja pse në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Policinë e Shtetit, sot një grup specifik po merret për t’i hapur rrugë angazhimit vullnetar në Policinë e Shtetit nga të rinjtë dhe të rejat në Republikën e Shqipërisë”.

Tahiri tha se kjo është një praktike e njohur europiane, ku të rinjtë përfshihen si vullnetarë dhe më pas mund të bëhen pjesë e strukturave të policisë.

Tv Klan






Të ngjashme