Video/ Ky është momenti historik kur arkeologët hapin varrin e Krishtit


Video/ Ky është momenti historik kur arkeologët hapin varrin e Krishtit

18:25 01/11/2016 https://youtu.be/0JolKLR6Lgo

Arkeologët të cilët ishin duke punuar në një pjesë të Jerusalemit zbuluan varrin e Krishtit që datonte që prej vitit 1555, zbulim ky për herë të parë në shekuj.

Varri, brenda kishës së shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ka qenë i mbuluar me mermer. Tashmë arkeologët kanë zhvendosur pllakat dhe kanë zbuluar gurin origjinal ku besohet se është varrosur Krishti.

01_church_holy_sepulchre.adapt.1190.1

Gërmimet e reja të vendndodhjes po drejtohen nga një skuadër nga universiteti teknik në Athinë, e cila ka bërë gërmime dhe në Akropolin e Athinës dhe Hagia Sophia, në Stamboll.

Nën mbulesën e mermertë, ata zbuluan një shtresë të trashë gurësh, natyra e të cilëve është e panjohur akoma. Tashmë ata do zhvillojnë analiza të mëtejshme të gurit origjinal që formon “shtratin e vdekjes”, në të cilin besohet se prehet trupi i Jezu Krishtit.

“Mermeri që rrethonte varrin është zhvendosur dhe u habitëm kur pamë materialin poshtë tij. Do jetë një analizë e gjatë, por do mundemi të shohim shtresën origjinale të gurëve tek e cila besohet se ka qenë shtrirë trupi i Krishtit”, tha Fredrik Hiebert, një arkeolog nga National Geographic, i ka qenë i përfshirë në këtë zbulim.

02_church_holy_sepulchre.adapt.1190.1

Kjo punë është pjesë e një projekti 4 milionë dollarësh për të rikuperuar varrin dhe strukturën e vogël, e quajtur “Edikula”. Kërkimi është financuar nga mbreti Abdullah II i Jordanisë./tvklan.al

 





Të ngjashme