Ben Blushi prezanton “LIBRA”
Ben Blushi zgjodhi fillimin e muajit Nëntor për të bërë publik projektin e tij politik, siç ka zgjedhur të përkufizojë partinë e tij Listat e Barabarta, akronimi i se cilës do të jetë LIBRA.
Në një sallë të mbushur me mbështetës të moshave e profesioneve të ndryshme, Blushi zgjodhi të fliste mes shumë të tjerëve për të treguar se partia e tij nuk do të jetë partia e njëshit, por ajo e ideve.
Në një fjalim jo të gjatë, ish – deputeti socialist tha se LIBRA do të jetë partia që do të përfaqësojë të varfërit, të rinjtë dhe shtesën e mesme.
Dashuria për vendin, thotë Blushi, është ajo që i bashkon anëtarët dhe mbështetësit e LIBRES.
Ngjyra që do të mbajnë simbolet e LIBRES është e verdha dhe përzgjedhja nuk është aspak e rastësishme.
Shkëputja nga Partia Socialiste, së cilës ju bashkua 19 vjet më parë dhe krijimi i LIBRES, Blushi thotë se është veprimi më i drejtë i jetës së tij.
Tv Klan