Video/ Shpejtësi dhe çmenduri në autostradë…
Shpejtësi dhe çmenduri në autostradë… Policia rrugore e Tiranës ka publikuar një rast, kur drejtuesi po udhëtonte me një shpejtësi prej 118 km në orë, në autostradën Tiranë-Durrës si dhe ka bërë një parakalim të gabuar.
Për këtë drejtuesi është gjobitur si dhe i është marrë leja e qarkullimit.
Policia thotë se gjatë 24 orëve, në të gjithë territorin e vendit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga këta: 2 drejtues mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu pezulluar 39 leje drejtimi, ndërsa janë vendosur 119 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit./tvklan.al