Pacientja merr flakë në sallë të operacionit, nuk do ta besoni përse
Një paciente mori flakë teksa mjekët po e operonin dhe arsyeja është sa e pazakontë aq edhe e pabesueshme.
Sipas raportit të Universitetit Mjekësore Universitar të Tokios, gazrat e një pacienteje gjatë operacionit shkaktuan një zjarr që çoi në djegie serioze në trupin e saj.
Ky incident i pazakontë mësohet se ka ndodhur në Prill, por raporti u bë publik më 28 Tetor nga një komitet “ekspertësh të jashtëm” të cilët hetuan rastin në fjalë dhe dolën në përfundimin se në sallën e operacionit nuk kishte patur materiale që mund të shkaktonin zjarrin.
Sipas gazetës japoneze
, pacientja, rreth të 30 – ave, po i nënshtrohej një operacioni që përfshinte përdorimin e lazerit.
Në raportin e spitalit, thuhej se:
“Kur gazrat e zorrëve u çliruan në ajër në sallën e operacionit, shkaktuan reaksion me rrezatimin e lazerit dhe flakët u përhapën me shpejtësi.
”/tvklan.al