Masat e policisë për sigurinë gjatë 24 orëve, 5 të arrestuar


Masat e policisë për sigurinë gjatë 24 orëve, 5 të arrestuar

12:02 03/11/2016

Policia rrugore po vijon masat për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, 3 në gjendje të dehur dhe 2 pa leje drejtimi.

Në këtë kuadër janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat: 5 për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit, 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara, 9 për semafor e shkelje të tjera.

Janë vendosur 283 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit. 289 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.

Janë vendosur 33 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 51 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Si dhe 1.114 masa  për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim policia thotë se do të vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./tvklan.al






Të ngjashme