Ja cili është vakti këtij krokodili “fitimtar”
Një krokodil i uritur u ushqye me një gjirafë të ngordhur në rezervatin natyror në Afrikën e Jugut. Ai luftoi me krokodilët e tjerë para se ta kishte të gjithën për vete e të ngulte dhëmbët në mishin e saj.
Krokodilët e rritur mund të ushqehen me një sërë kafshësh duke përfshirë buajt, hipopotamët e vegjël dhe “macet e mëdha”. Por peshku dhe jokurrizorë të tjerë formojnë pjesën më të madhe të asaj që ata hanë. Krokodilët kanë reputacionin e frikshëm si ngrënës-njerëzish. Ata janë përgjegjësit për qindra vdekje çdo vit. Ata gërmojnë gropa në folenë ku jetojnë, disa metra nën ujë. Krokodili femër lëshon 40-60 vezë vetëm gjatë një here. Ata qëndrojnë gjithmonë në distanca të afërta me folenë. Vezët duan rreth 80-90 ditë që të çelin e më pas femrat i shoqërojnë të vegjlit e tyre në ujë./tvklan.al