Gjykata e Lartë bllokon Brexit
Mbretëria e Bashkuar nuk mund të nisë procedurat për largimin nga Bashkimi Europian, pa votën mbështetëse të parlamentit të vendit.
Vendimi i Gjykatës së Lartë britanike thotë se qeveria nuk mund të çelë hapjen e artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili i njeh të drejtën çdo anëtari të Bashkimit Europian të largohet nga unioni brenda një afati 2-vjeçar pa aprovimin e parlamentit.
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka këmbëngulur se referendumi i 23 Qershorit për daljen nga BE-ja nënkupton se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit. Ndërkohë pritet që qeveria të apelojë vendimin e gjykatës, por sipas BBC ende nuk është e qartë nëse kjo është e mundur.
Rrjeti britanik thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë ka një ndikim të fortë, jo vetëm për kohën që do marrë i gjithë procesi, por edhe tek kushtet me të cilat Britania do të dalë nga unioni. Sipas një analisti të BBC-së, ky vendim i gjykatës mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohëshme.
Tv Klan