Foto/ Zbulohet sërish një magazinë droge
Një tjetër vend që përdorej për tharjen e kanabisit është zbuluar nga policia e Gjirokastrës. Sipas policisë operacioni është zhvilluar në territorin e fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar.
Aty u evidentua një kapanon i improvizuar, brenda të cilit u gjetën në proces tharje 370 bimë kanabis. Për sasinë e drogës policia thotë se është përgjegjës shtetasi D.G , banor i zonës, i cili është shpallur në kërkim. Lënda narkotike është asgjësuar nga efektivët e policisë me anë të djegies./tvklan.al