
Vetting -u, Unioni i Gjyqtarëve: Antikushtetues, të shfuqizohet
Për Unionin e Gjyqtarëve, Ligji i Vetting –ut është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe për këtë arsye do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij.
Me anë të një deklarate, ky Union thotë gjithashtu se Bordi Drejtues do të shqyrtojë Ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, pasi edhe ky ligj ka dispozita antikushtetuese.
“Qëndrimi i Asamblesë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipqrisë është se
ligji për “Vettingun” ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë
dhe për pasojë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij
ligji. Gjithashtu, Asambleja autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtojë edhe L
igjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, pasi edhe ky ligj ka
dispozita antikushtetuese”,
thuhet në deklatatë.
Gjykata Kushtetuese e pezulloi ligjin e Vetting –ut një javë më parë dhe i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias, lidhur me pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Dërgimi në Venecia i ligjit të Vetting-ut erdhi pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkoi pezullimin e tij, mendim lidhur me kushtetueshmërinë e tij nga Komisioni i Venecias dhe shpalljen si antikushtetues të ligjit, për të cilin opozita thotë se bie ndesh me ndryshimet konsensuale të bëra në ligjin themeltar të shtetit, në 21 Korrik./tvklan.al