PD dënon ndërprerjen e sinjalit nga TVSH
Për ndërprerjen e sinjalit nga Televizioni Publik Shqiptar, në mes të aktivitetit të lumturimit të 38 martirëve, ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Në një deklaratë të saj thuhet se jo vetëm që Kryeministri Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave botërore duke mos qenë i pranishëm, por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend.
“Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku Kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi çdokujt se kush është dhe kujt i përket”,
thuhet më tej në këtë deklaratë.
Sipas Partisë Demokratike, me këto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përçmimin për sakrificat sublime të klerit.
Tv Klan