Grumbullimi për ndeshjen Shqipëri – Izrael, zgjedhjet që pritet të bëjë De Biasi


Grumbullimi për ndeshjen Shqipëri – Izrael, zgjedhjet që pritet të bëjë De Biasi

14:47 06/11/2016

Të shtunën e 12 nëntorit Kombëtarja Shqiptare do të luajë në stadiumin “Loro Borici” një ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e botërorit.

Trajneri Gianni De Biasi e konsideron Izraelin si një nga rivalet kryesore në grup, me të cilat Shqipëria duhet të matet, duke i parë të kufizuara mundësitë me Italinë dhe Spanjën.

Tekniku italian pritet të lërë jashtë listës së të grumbulluarve Cikalleshin, i cili për këtë sezon ka luajtur vetëm 64 minuta tek Basaksehir dhe Ergys Kacen.

Në repartin mbrojtës nuk do të ketë probleme, të gjithë janë në formë. Në mesfushë pritet rikthimi i Shkëlzen Gashit që shkëlqeu në kampionatin amerikan. Ka të ngjarë që të jetë sërish Eros Grezda që luan për Lokomotivën e Zagrebit.

Probleme pritet të ketë në sulm. Mungesa e Sadikut, ende i pa testuar në kampionatin zviceran pas dëmtimit duket se është arsyeja e logjikshme e lënies jashtë liste.

Nga ana tjetër Bekim Balaj në Rusi dhe Azdren Llullaku në Rumani shihen si garanci për repartin e sulmit.

Paraditen e së hënës trajneri De Biasi do të dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Izrael./ TV KLAN






Të ngjashme