Kukësi përmbys Superligën


Kukësi përmbys Superligën

20:36 06/11/2016

Kukësi përmbys renditjen e Superligës duke kaluar Partizanin dhe Skënderbeun. Me pikë të barabarta me korçarët, Kukësi merr vendin e parë në kampionat.

Me dy gola të Pero Pejic dhe një të Gurit, kuksianët mundën Vllazninë. Pjesë e parë e takimit përfundoi 2-0 me golat e kroatit dhe të Shtubinës për Vllazninë. Në mesin e pjesës së dytë, Guri siguroi 3 pikëshin dhe vendin e parë.

Në ndeshjen e parë me Mirel Josën, Tirana fitoi 3-1 me Teutën. Ndeshja nisi me ritëm të lartë. Që në minutën e 3, durrsakët shënuar duke habitur tifozët, por jo futbollistët e Tiranës, që barazuan në minutën e 6 me Hoxhallarin dhe shënuan golin e avantazhit në të 15-in me Muçën.

Me fillimin e pjesës së dytë, Taku vendosi rezultatin 3-1. Bardheblutë mbajnë vendin e 4 në renditje ndërsa Teuta është në zonën e rënies.

Tv Klan






Të ngjashme