Nacionalistët nuk dorëzohen, tjetër atentat ndaj Gjukanoviç


Nacionalistët nuk dorëzohen, tjetër atentat ndaj Gjukanoviç

23:18 06/11/2016

Kryeprokurori Special i Malit të Zi deklaroi sëfundmi se nacionalistë nga Rusia qëndronin prapa një atentati ndaj Kryeministrit Millo Gjukanoviç.

Sipas

Klan Kosovës, 

Milivoje Katniç tha se komploti për vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor ishte planifikuar të bëhej me snajper nga një distancë e largët.

Personat që kishin organizuar komplotin po planifikonin që të hynin dhunshëm në parlament dhe të ngrinin një qeveri pro-ruse.

Deri më tani nuk ka të dhëna që në këtë ngjarje të jetë i përfshirë shteti rus.

Rreth 20 persona u arrestuan në Mal të Zi ditën e zgjedhjeve më 16 Tetor, të identifikuar si paramilitarë serbë./tvklan.al






Të ngjashme