20:26 21/04/2014Një përfaqësi e shoqatës së të larguarve nga administrata u takua sot me ministren e Inovacionit, Milena Harito për të diskutuar mbi shqetësimet e kësaj shoqate dhe qëndrimin që po mban qeveria.Kryetarja e Shoqatës, Nertila Qafzezi tha pas takimit se ministrja Harito nuk i dha përgjigje asnjë prej shqetësimeve të ngritura nga kjo shoqatë edhe pse nga 1 Tetori këta punonjës sipas ligjit gëzojnë statusin e nëpunësit civil.Qafëzezi njoftoi vazhdimin e protestave deri në rikthimin në punë të të gjithë të larguarve nga administrata.Tv Klan