Të arrestuarit për terrorizëm në qeli të veçanta në burgun 313


Të arrestuarit për terrorizëm në qeli të veçanta në burgun 313

15:28 08/11/2016

Xhezair Fishti, Medat Hasani, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa të arrestuarit për tentativë të një akti terrorist dhe për rekrutime për llogari të ISIS mbahen në masa të rrepta sigurie në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Ata janë në qeli të veçanta të këtij burgu. Ditën e hënë ata u lanë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas dyshimeve se ata po planifikonin një sulm terrorist në qytetin e Shkodrës.

Në dëshmitë e tyre të para katër të ndaluarit kanë mohuar akuzën e ngritur, duke u sqaruar se po përndiqen për shkak të besimit të tyre islam.

Por prokurorët nuk i ka bindur ky deponim dhe pritet t’i rimarrin përsëri në pyetje ku do t’i vënë përpara provave të siguruara nga hetimi paraprak.

Grupi hetimor ka mundur të sigurojë përgjime, filmime dhe fotografi që vërtetojnë ata kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin me qëllim kryerjen e akteve terroriste.

Po ashtu, ka prova se ata rekrutonin luftëtarë për t’i dërguar në Siri për të luftuar për ISIS, si dhe shpërndanin materiale propagandistike pro Shtetit Islamik./ TV KLAN






Të ngjashme