“Buxheti 2017” në konferencën e kryetarëve, opozita e bojkoton
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka prezantuar në konferencën e kryetarëve, pa praninë e mediave, Buxhetin 2017, që sipas tij, mbështet rritjen ekonomike.
Konferenca e kryetareve u bojkotua nga opozita. Ajo e quajti propagandë prezantimin e buxhetit përballë situatës së krijuar nga përmbytjet.
Por ministri Ahmetaj tha se institucionet janë të mirë përgatitura dhe të mirë financuara për përballimin e situatës.
Të ardhurat në buxhetin 2017 janë llogaritur afro 436 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet afro 467.1 miliardë lekë./ TV KLAN