Zjarr në banesë, familja përjeton momente tmerri


Zjarr në banesë, familja përjeton momente tmerri

13:56 10/11/2016

Një familje në qytetin e Sarandës ka përjetuar momente tmerri pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen nr.3 në banesën e A.O, që ndodhej në katin e dytë të një pallati.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin S.O., rreth 34 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A.O) bashkë me 3 vajzat e tyre, të moshave 3, 6 dhe 7-vjeçare.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse është bërë e mundur nxjerrja e familjarëve nga banesa, si dhe shuarja e flakëve të zjarrit.

Tre fëmijët mësohet se nuk kanë pësuar ndonjë dëmtim, ndërsa S.O është dërguar në Spitalin e Sarandës nga shqetësimet që ka pësuar për shkak të asfiksimit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Flakët kanë dëmtuar pothuajse të gjitha orenditë shtëpiake të kësaj banese. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit./tvklan.al






Të ngjashme