“Kjo është mrekulli”, vajza i shpëton jetën motrës së vogël


“Kjo është mrekulli”, vajza i shpëton jetën motrës së vogël

14:26 10/11/2016

Lily Thomas, ishte vetëm 9 vjeç kur i shpëtoi jetën motrës së saj.

E vogla Ava vuante nga sindroma MPS 1 Hurler, një sëmundje e rrallë gjenetike dhe kishte nevojë urgjente për transplantimin e palcës së kockave.

Vajzat e vogla u shfaqen në emisionin televiziv “Today Extra” me prindërit e tyre të enjten, ku nëna e tyre e përshkroi transplantin si një mrekulli.

2

“Kjo ishte padyshim një mrekulli,”

tha znj. Thomas.

Ava ishte vetëm 5 muajshe, kur u diagnostikua me sindromën MPS 1 Hurler. E ëma tha gjithashtu se Ava kishte lindur parakohe dhe kishte një kollë të rëndë kur ajo ishte vetëm 4 javëshe.

Pas kontrollit që i bënë mjekët zbuluan edhe gjendjen e saj.

Fillimisht ajo iu nënshtrua një terapie përpara se të kryente transplantin e palcës së kockave të cilën ja dhuroi motra e saj pasi kishte përafri sipas mjekëve, dhe ishte mundësia e vetme për të shpëtuar jetën e vogëlushes. 

“Isha shumë e lumtur që mund ta ndihmoja atë”,

tha e motra e saj, Lily.

Operacioni i shpëtoi jetën Avas falë të motrës, megjithëse ajo ende ka disa komplikime të vogla të cilat do të shërohen plotësisht me kalimin e kohës./tvklan.al





Të ngjashme