Gjendet trupi i 44-vjeçarit që humbi jetën nga përmbytjet
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me kërkimet për trupin e 43-vjeçarit Xhevahir Ndoji, i cili u rrëmbye nga rrjedha e uji, ndërsa po kalonte një përrua me makinën e tij.
Policia në bashkëpunim me familjarët pas dy ditë kërkimesh duke krehur të dyja anët e lumit , në vendin e quajtur “Myza e Gjetanit” rreth një kilometër larg Liqenit të Ulzës ka gjetur dhe nxjerrë trupin e pa jetë të shtetasit Xhevahir Ndoji, banues në Plan i Bardhë.
Trupi është gjetur rreth 30 kilometra larg makinës dhe vendit ku e rrëmbeu nga rrjedha e përroit. Kufoma është identifikuar nga vëllai i viktimës./tvklan.al