Detaje/ I kërkoi të ndaheshin, ekzekutohet 28-vjeçarja në biznesin e saj
Një grua është vrarë paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Viktima është identifikuar si Etleva Ndoka, 28 vjeç, pronare e një parukerie në këtë qytet. Ngjarja ndodhi në biznesin e saj rreth orës 11:00 kur autori Alfred Nikolli hyri brenda me pistoletë në dorë dhe qëlloi mbi të dy herë. 28 –vjecarja, nënë e një fëmije është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia mundi ta arrestojë autorin 31-vjeçar pas 4 orë ndjekje në zonat e thella të Mirditës. Gjatë ndjekjes ai është hedhur nga makina me te cilën udhëtonte. Mbi autorin rëndon akuza e vrasjes me paramendim. https://www.youtube.com//embed/x1h6gzDiD0I Grupi hetimor ka siguruar si provë deponimet nga dëshmitarë okulare. Vrasja është regjistruar edhe nga disa kamera te sigurisë së parukerisë. Blutë dhe prokuroria e Lezhës dyshojnë se kjo ngjarje është krim pasioni. Sipas hetuesve mes autorit dhe viktimës ka patur një lidhje intime. Etleva Ndoka i ka kërkuar që të ndahen por Alfred Nikolli nuk ka pranuar./TVKLAN