Konflikti për shitjen e makinës, vret me breshëri automatiku 23-vjeçarin
Një 23-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e së premtes në fshatin Vranisht, në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake nga policia e këtij qyteti, ka qenë ora 12:34 kur autori i krimit Marjo Ribaj rreth 23 vjeç ka shkrehur plumbat me armen e zjarrit tip "Automatik", në drejtim të bashkëfshatarit të tij Fabjon Veizaj.
Dy të rinjtë ishin shokë me njeri-tjetrin, siç e tregon kjo foto e tyre e hedhur në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës se Fabjon Veizaj, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vend. Të dhënat paraprake tregojnë krimi ka ndodhur pas një konflikti për shitjen e një makinë, për të cilën dy të rinjtë nuk kanë rënë dakord. [caption id="attachment_234835" align="aligncenter" width="532"]Në foto: Autori i krimit, Marjo Ribaj
[/caption] Policia bën me dije se ka ngritur grupe kontrolli të posaçme në rrugët dalëse të fshatit Vranisht dhe në drejtim të fshatrave të tjerë për të kapur autorin./ TV KLAN