Opozita: Buxheti 2017 zbulon mashtrimin me programin e PS
Debatet për buxhetin 2017 nga mazhoranca dhe opozita, këtë herë u zhvendosën jashtë dyerve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Ish – Ministri i Financave, Ridvan Bode thotë se buxheti i ardhshëm konfirmon se programi elektoral i Partisë Socialiste ishte një mashtrim, pasi nuk shërben për të zbatuar premtimet e bëra.
Kjo është kundërshtuar nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili thotë se ky është buxheti më i madh në shërbim të qytetarëve.
Më herët në prezantimin e bërë në Komision, Ministri i Financave ka bërë prezantim të detajuar të buxhetit 2017.
Lidhur me infrastrukturën, në fokus të vitit të ardhshëm Ahmetaj tha se do të jetë përfundimi i rrugëve të nisura më parë dhe ka rritje të financimeve për Ministrinë e Transportit.
Mosdhënia e fjalës për opozitën pas fjalës së Ministrit u shoqërua me debate nga opozita.
Tv Klan