
Rivaliteti Messi – Ronaldo
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët që po zotërojnë arenën ndërkombëtare. Ata janë pretendentët për të fituar edhe këtë vit Topin e Artë.
Ronaldo e firmosi marrëveshjen e re me Real Madrid deri në 2021, ndërsa Messi pritet ta bëjë me Barcelona. Si Messi dhe Ronaldo janë pika kyçe në përfaqësueset e tyre. Argjentinasi nuk ka fituar asnjë nga trofetë më të rëndësishëm këtë vit, ndërsa portugezi i shpall kampion i Europës si me përfaqësusen dhe me klubin.
Por po t’i shikojmë nga statistikat Lionel Messi është më efektiv. Numri 10 i Barcelona dhe Argjentinës ka shënuar më shumë, ka ndihmuar shokët e ekipit për të realizuar.
Në 54 ndeshje Messi ka shënuar 51 gola dhe ka dhënë 29 pasime për gol. Ronaldo në 49 takime ka shënuar 44 gola, por ka ndihmuar vetëm në 16 raste shokët e ekipit të realizojnë. Statistikat në fushë janë në anën e Lionel Messi./ TV KLAN