Detaje/ 10 plumba dy shqiptarëve, si ndodhi vrasja për drogën


Detaje/ 10 plumba dy shqiptarëve, si ndodhi vrasja për drogën

18:14 11/11/2016

Të paktën 10 plumba janë gjuajtur ndaj dy vëllezërve Agron dhe Alban Lleshaj, në periferi të Milanos. Ajo që fillimisht u mendua si një aksident doli një ekzekutim i tipit mafioz. Dy vëllezërit ishin të paarmatosur ndërsa janë munduar që me automjetin e tyre “Volkswagen Polo” të largoheshin.

vrasja itali 3

Por atentatorët i kanë ndjekur madje janë dhe “kujdesur” që dy vëllezërit të vdisnin. Nga hetimet e para të policisë italiane bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.

Banorët e zonës kanë thënë për mediat italiane se kur dëgjuan të shtënat i kishin menduar si fishekzjarrë.

Çdo do gjë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 22: 54, kur disa banorë të rrugës Ankona lajmëruan policinë për një automjet të përmbysur në rrugë me dy persona në bord.

vrasja itali 2

Automjeti ka dëmtuar disa automjete të tjera që ndodheshin të parkuara dhe më pas është përmbysur. Plumbat kishin shpuar pjesën e bagazhit dhe të dritareve.

Nuk dihet ende se sa persona kanë marrë pjesë në vrasjen e dyfishtë, por autorët me shumë mundësi janë larguar me një tjetër automjet./tvklan.al






Të ngjashme