Emri/ Arrestohet i riu, kishte luftuar në Siri me ISIS për 6 muaj
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit. Ervin Duka, banues në fshatin Guras është vënë në pranga pasi në banesën e tij kishte një kallëp tritoli si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm.
Por Ervin Duka nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai është mbajtur për një kohë të gjatë në përgjim pasi ka qenë pjesë e Shtetit Islamik. Burime nga Prokuroria kanë thënë për Tv Klan se i riu ka luftuar mbi 6 muaj në radhët e ISIS në Siri. Pasi është plagosur në luftime është kthyer në Shqipëri, ku është mbajtur nën vëzhgim./tvklan.al