Mendimi akademik humb Arben Puton

PROMOVOHET LIBRI I PUTOS - Historiani Arben Puto, duke dhene autografe, gjate ceremonise se promovimit te librit te tij me titull "Lufta Italo-Greke", ne ambientet e Universitetit Mesdhetar Shqiptar.

Mendimi akademik humb Arben Puton

07:00 12/11/2016

Mendimi shkencor dhe ai akademik shqiptar humbi një nga figurat e tij më të rëndësishme, profesor Arben Puton. Ai mbylli sytë në moshën 92 vjeçare, me kërkesën që në Akademinë e Shkencave të mos zhvillohen homazhe për nder të tij, por përcjellja për në banesën e fundit të jetë thjesht familjare.

Si një nga studiuesit më të njohur që gjatë karrierës shkroi mbi historinë dhe aktet diplomatike të luftës së dytë botërore, asaj italo-greke dhe luftës së ftohtë.

Një vit më parë ai botoi “Jetë me kujtime” një rrëfim mbi kujtimet, fëmijërinë, rininë dhe karrierën. Profesori, që për shumë vite ishte pedagog i lëndës së të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, përmes dokumenteve hodhi dritë mbi çështjet e diplomacisë shqiptare që prej lidhjes së Prizrenit e deri në ditët e sotme.

Pavarësia e Shqipërisë dhe shkurorëzimi i mbretit Zog ishin po ashtu temë e studimeve të tij. Historiani dhe akademiku, ishte ndër të parit që themeloi “Forumin për të drejtat e njeriut”, sot “Komitetit i Helsinkit”, një organizëm që i përgjigjej kohës, transformimit demokratik të Shqipërisë në vitin 1990./ TV KLAN






Të ngjashme