Sezoni i parë në superligën e basketbollit


Sezoni i parë në superligën e basketbollit

15:37 12/11/2016

Afrim Bilali është duke përgatitur ndeshjen e radhës në superligën e basketbollit. Trajneri i ekipit të parë të Ardhmëria basket duhet më parë të bëjë analizën e ndeshjes së shkuar.

Që prej themelimit të klubit në 2006, nga vetë Bilali, në atë kohë ende aktiv në basketbollin e luajtur, ky është sezoni i parë që Ardhmëria basket merr pjesë në superligë.

I krijuar fillimisht si një shkollë basketbolli për të rinjtë, ambiciet erdhën duke u rritur. Bilali për Afrim Bilalin kjo ishte një sfidë e re.

Ish-kapiten i kombëtares për afro 10 vjet, dhe tashmë edhe zv/trainer i përfaqësueses së basketbollit, Afrim Bilali me basketbollistët e tij është më shumë kërkues se ndaj vetes kur ishte një ndër më të mirët në Shqipëri.

Klubi i Ardhmëria basket ka 6 ekipe, duke filluar që nga mosha 8 vjec dhe është i vetmi ekip në superligën e basketbollit me vetëfinancim. Çdo shpenzim për kampionatin mbulohet nga lojtarët dhe nga dashamirësit e klubit në bazë të kontributeve vullnetare.

Kjo pasi misioni është që të promovojë dhe të ofrojë programe basketbolli të zhvillojë bashkëveprimin social dhe punën në grup. Jo pa qëllim slogani i klubit është zgjedhur “BASHKBOLL ME ZEMËR.”

Tv Klan






Të ngjashme