Vrau foshnjen 14 muajshe, dënohet nëna


Vrau foshnjen 14 muajshe, dënohet nëna

10:36 13/11/2016

Jasmine Gregory do të përballet me dënimin e gjykatës pasi akuzohet për vrasjen e foshnjes së saj 14 muajshe.

Gjykata Oxford Crown ka caktuar dënimin me 3 vite burg për nënën 24-vjeçe, e cila e kishte lënë foshnjen të mbytej në vaskën e banjos pasi kishte konsumuar alkool. Ngjarje kjo e ndodhur pasditen e 7 Gushtit të 2014 në Britani.

Foshnja Robyn Andrews nga pakujdesia e nënës e cila rezultoi e dehur, u la të mbytej në banjo. Ajo u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Kjo nuk ishte hera e parë që nëna e re ishte treguar e pakujdesshme pasi një punonjës i shërbimit social kishte deklaruar para gjykatës se foshnja ishte gjetur edhe herë të tjera jashtë vëmendjes së nënës./tvklan.al





Të ngjashme