Luftoi në Siri për ISIS, Prokuroria kërkon burg për 29-vjeçarin
Prokuroria e Pogradecit do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg për Ervin Dukën. 29-vjeçari u arrestua ditën e shtunë në banesën e tij, në fshatin Guras, pasi iu gjet tritol dhe disa fishekë.
Prangosja e tij u krye pas dyshimeve se është mbështetës i ISIS. Sipas policisë dhe Prokurorisë, ai ka luftuar për 6 muaj në Siri, ku ka mbetur i plagosur. Dyshohet se ai ka mbajtur lidhjet me persona që luftojnë përkrah ISIS.
Tv Klan