Shembet rruga e Antigones në Gjirokastër


Shembet rruga e Antigones në Gjirokastër

14:55 13/11/2016

Pas shembjes në rrugën Pukë – Kukës, ky është masivi më i madh i dheut i rënë në këtë rrugë.

Mungesa e lëvizjes së automjeteve për shkak të orëve të vona bëri që masivi të shkaktonte thjeshtë dëmtimin e rrugës dhe jo viktima.

Pas disa orësh pune me mjete të rënda, rruga u bë e kalueshme për automjetet, por mbetet ende e pasigurt, pasi ekspertët  mendojnë se shkarjet do të jenë prezent për shkak të tejngopjes së tokës nga reshjet.

Në zonën e Kukësit, Pukës dhe Peshkopisë shkarjet e tokës janë kthyer në shqetësim serioz.

Edhe më alarmante paraqitet gjendja në Gjirokastër. Reshjet kanë dëmtuar rrugën e Antigonesë, duke e bërë atë të pakalueshme nga mjetet.

Shkarjet vazhdojnë ende duke e bërë këtë një rrugë të rrezikshme edhe për këmbësorët.

Rruga nisi të prishej që në muajin Shkurt, kohë kur bashkia në mënyrë provizore bëri sheshimin e pjesës së mbetur , duke mundësuar kalimin me vështirësi të automjeteve. 

7 muaj më pas gjendja e rrugës është kjo.

Rruga Asim Zeneli – Antigone, 8 km u inagurua në vitin 2011, me një investim të qeverisë shqiptare me vlerë 280 milion lekë.  Ajo mundëson komunikimin për 1200 banorë të fshatrave Asim Zeneli, Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinishtë.  

Tv Klan






Të ngjashme