Protesta e tifozëve ndaj gjyqtarit Deniz Aytekin


Protesta e tifozëve ndaj gjyqtarit Deniz Aytekin

16:15 13/11/2016

Vendimet e gjyqtarit Deniz Aytekin sollën pakënaqësi në stadium, por edhe një protestë virtuale të tifozëve shqiptarë. Faqe të shumta me emrin atij që përçoi zemërim u hapën në rrjetin facebook menjëherë pas përfundimit të sfidës Shqipëri – Izrael. Fyerjet në drejtim të turko – gjermanit ishin për vendimet e marra.

Disa adresa në rrjetet sociale u hapën me emrin e tij dhe pati spekullime se gjyqtari kishte reaguar në mënyrë fyese ndaj tifozëve shqiptarë, duke u quajtur “të vonuar” apo “idiote”.

Sigurisht që bëhet fjalë për adresa false, për të nxitur më shumë valën e protestës së tifozëve shqiptarë.

Deniz Aytekin është një gjyqtar, i cili ka drejtuar në të gjitha nivelet, takime ekipesh përfaqësuese, kupat e Europës për klube dhe Bundesliga 1. Ai cilësohet si një gjyqtar elitë dhe mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011.

Grupimi më i madh i Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” nuk u përfshinë në kritika kundër tij. Ata publikuan vetëm një mesazh mbështetës për Kombëtaren në faqen e tyre;

Përjetësisht me ty Shqipëri

.

Tv Klan






Të ngjashme