“Marca” quan të çuditshme penalltinë e dytë
Sportivja spanjolle “Marca” i quan të çuditshëm vendimet e gjyqtarit të ndeshjes Shqipëri – Izrael. Gazeta spanjolle u përqendrua në episodin e minutës së 55’ që la kuqezinjtë me 9 lojtarë në fushë.
Sulmuesi izraelit Eran Zahavi rrëzohet në zonë në mënyrë të pakuptimtë dhe gjyqtari Deniz Aytekin vijon lojën. Portieri Etrit Berisha nervozohet duke reaguar ndaj kundërshtarit. Kjo mjaftoi që Aytekin të akordonte një penallti të dytë dhe të përjashtonte me të kuq Berishën.
“Marca” habitet me 11-metërshin e dhënë, duke e cilësuar akordimin e penalltisë si më të çuditshmen e vitit. Nga ana tjetër ngre një pyetje pse nuk u ndëshkua Zahavi, për shfaqen e dhënë duke e quajtur një hedhje në pishinë. Në shkrim vlerësohet edhe pritja e penalltisë nga Alban Hoxha, i cili hyri në fushë menjëherë nga stoli.
Tv Klan