
Trump e konfirmon: Do të deportoj mbi 3 milionë emigrantë
Donald Trump thotë se sapo të vijë në pushtet do të deportojë 2 deri në 3 milionë emigrantë pa dokumente.
Në intervistën e parë televizive qëkur fitoi zgjedhjet presidenciale, Trump insistoi se do t’i qëndrojë propozimeve për emigrantët, të bëra gjatë fushatës elektorale. Trump insistoi gjithashtu për ndërtimin e murit mes SHBA dhe Meksikës.
“Ajo që do të bëjmë është që do t’i marrim ata që janë kriminelë dhe ata që kanë të shkuar kriminale, pjesëtarë të grupeve kriminale, trafikantët e drogës, që mund të jenë mesiguri 2 milionë, por edhe 3 milionë dhe do t’i largojmë nga vendi ose do t’i fusim në burg”,
deklaroi Trump në programin “60 Minutes” të rrjetit televiziv CBS.
“Por do t’i largojmë nga vendi, ata janë këtu në mënyrë të jashtëligjshme.”
Ai shpjegoi se një moment që kufiri është “i sigurtë”, Byroja e Emigracionit dhe do të shqyrtojë statusin e emigrantëve të tjerë pa dokumente në vend.
“Pasi kufiri të jetë i sigurtë dhe gjithçka të kthehet në normalitet do të vendosim për ata që thuhet se janë njerëz të mirë. Ata mund të jenë të tillë, por këtë do ta përcaktojmë ne”,
tha ai.
“Përpara do ta bëjmë këtë përcaktim… është shumë e rëndëishme, do të sigurojmë kufijtë tanë.”
I pyetur nëse ka vërtetë në plan të ndërtojë një mur në kufirin jugor, Trump u përgjigj thjeshtë me “po”./tvklan.al