Berisha: Rama la vendin në një situatë të vështirë
Ish – Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar bllokimin e Edi Ramës në aeroport si shenjë proteste për papërgjegjshmërinë e tij në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend.
Sipas Berishës, pavarësisht se u shënuan tre viktima dhe mijëra hektarë tokë janë nën ujë, Edi Rama vendosi të shkojë në New York për të hapur ekspozitën e zhgarravinave, siç e cilëson ai ato.
Ish – Kryemnistri shkruan ndër të tjera se, Rama nuk ka dhënë asnjë qindarkë për zonat e përmbytura dhe për më tepër nuk ka ngushëlluar famijarët e viktimave.
“Në çdo vend të botës qytetarët do reagonin me së paku duke e bllokuar në aeroport një kryeministër cinik, armiqësor, përbuzës gjer në mohim të njerëzve në fatkeqësi”,
e mbyll Berisha statusin e tij në Facebook.
Tv Klan