Më të dobëtit e Kombëtares
Vetë futbollistët shqiptarë pranuan se ishin edhe ata përgjegjës për humbjen me Izraelin. Lojtarët e Kombëtares edhe pse u përpoqën nuk arritën të ndryshonin situatën.
Faqja e njohur italiane
Tuttomercatoweb.com
veçoi lojtarët më të dobët të sfidës. Dy prej tyre luajnë në kampionatin e vendit fqinj.
Berat Gjimshiti gjykohet si një faktor kyç i disfatës. Përjashtimi me karton të kuq kushtëzoi pjesën tjetër të takimit që e vuajtën shokët e ekipit.
Etrit Berisha gaboi duke rënë pre e provokimit të Zahavi duke lënë me 9 veta Shqipërinë.
Sipas
Tuttomercatoweb.com
edhe Azdren Llullaku ka pjesën e tij të përgjegjësisë. Mesfushori me tipare sulmuese nuk arriti të ishte i rrezikshëm duke vuajtur edhe presionin e kundërshtarëve.
Tv Klan