Foto/ Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi


Foto/ Detaje nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi

14:40 14/11/2016

Pista kryesore e hetimit të policisë greke për shqiptarin e vrarë në Greqi është ajo e larjes së hesapeve, mes bandave kriminale.

Nisur nga mënyra e ekzekutimit të 32-vjeçarit, Rigert Dervishi në lagjen “Keratsini” të Pireut, mediat greke shkruajnë se dy atentatorët kanë qëlluar me gjakftohtësi.

Rigert Dervishi

I riu nga Kuçova ka marrë 10 plumba ndërsa ishte në automjetin e tij. “E gjithë skema e vrasjes ka qenë e ndërtuar me saktësi, që i ngjan një ekzekutimi mafioz” shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se policia dhe hetuesit kanë gjetur 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, të cilat janë çuar për analiza balistike.

Gjithashtu hetuesit kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë të cilët kanë thënë se autorët u larguan me një automjet tip “Toyota”./tvklan.al





Të ngjashme