Lihet në burg ish-luftëtari i ISIS
Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg ish-luftëtarin e ISIS, Ervin Duka.
Kjo gjykatë la në fuqi masën “arrest me burg” të kërkuar nga Prokuroria një ditë më parë.
29-vjeçari u arrestua ditën e shtunë në banesën e tij, në fshatin Guras, pasi iu gjet tritol dhe disa fishekë.
Prangosja e tij u krye pas dyshimeve se është mbështetës i ISIS.
Sipas policisë dhe Prokurorisë, ai ka luftuar për 6 muaj në Siri, ku ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se ai ka mbajtur lidhjet me persona që luftojnë përkrah ISIS./tvklan.al