Çështja e kufirit/ Kosova kërkesë Malit të Zi që t’i drejtohet BE-së
Autoritetet e Kosovës do t’i drejtohen Malit të Zi me një kërkesë që Podgorica t’i kërkojë Bashkimit Evropian që çështja e kufirit mes dyjave vendeve të mos mbetet pengesë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit të Kryesisë së Kuvendit, ku për mungesë të kuorumit nuk u zhvillua mbledhja e thirrur për të hënën.
“Demarkacioni është bërë një histori e gjatë dhe që është duke e dëmtuar Kosovën, dhe është vendosur si kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave”,
ka thënë Veseli.
Sipas tij, Demarkacioni nuk është çështje problematike në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Mali i Zi do t’i bëjë kërkesë BE-së që Kosovës t’i hiqet Demarkacioni si kusht, pasi konsiderohet si i padrejtë për qytetarët”
, ka thënë Veseli.
Ai është shprehur më se i bindur që këtë vit, Kuvendi nuk do t’ia del të ratifikojë marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin, ngase nuk i ka votat e mjaftueshme. (REL) /tvklan.al