Debate PS – LSI për rrugën e Arbrit dhe të Kombit
Për përfundimin e dy rrugëve të shumëpërfolura, atë të Arbrit dhe të Kombit, qeveria ka në plan përfundimin e tyre nëpërmjet partneritetit publik-privat.
Duke i kthyer përgjigje interesit të deputetëve në komisionin parlamentar të Ekonomisë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se të dyja këto rrugë janë në një proces negociatash, gjë që shihet me skepticizëm nga deputetë të LSI.
Vetëm Rruga e Kombit sipas Ahmetaj, që të përfundojë plotësisht ka nevojë për 130- 150 mln euro.
Komisioni ekonomisë u shoqërua sërish me debate për pagat e pensionet mes opozitës dhe Ministrit të Financave.
Debatet u bënë gjatë diskutimit të buxhetit 2017 që qeveria ka dërguar në parlament.
Tv Klan