Kreu i SHISH raporton në Komisionin e Sigurisë


Kreu i SHISH raporton në Komisionin e Sigurisë

16:24 22/04/2014 Visho-Ajazi-LikaPër rreth 4 orë, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika rapotoi në Komisionin e Sigurisë mbi veprimtarinë  e SHISH gjatë vitit 2013. Deputetët e opozitës u shprehën pas seancës me dyer të mbyllura se raportimi i kreut të SHISH hedh poshtë pretendimet e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri për mungesë të informacionit nga ky shërbim lidhur me shpërthimet me tritol.

Përfaqësuesi i LSI-së në Komisionin e Sigurisë, Luan Rama e konsideroi si të vlefshëm raportimin e kreut të SHISH.

Ndërsa  socialistët vazhdojnë t’i qëndrojë bindjes se në këtë institucion ka probleme dhe jo gjithçka shkon siç duhet.

Burime nga ky komision thanë se gjatë raportimit me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika kërkoi që të ndalen sulmet ndaj SHISH, pasi cënojnë drejtëpërderejt sigurinë kombëtare. Ai tha se krahasuar me vitin 2012 është dyfishuar shkëmbimi i informacionit mes SHISH dhe organeve të tjera ligjzbatuese. Kreu i SHISH foli edhe për shpërthimet me tritol në periudhën dhjetor-janar duke thënë se Shërbimi informative ka vënë në dijeni të gjitha organet ligjzbatuese për personat e implikuar në këtë veprimtari. Ai i ka quajtur të pabaza aludimet për përgjime nga SHISH duke saktësuar se përgjimet ndaj çdo shtetasi miratohet nga Prokurori i Përgjithshëm. Për arrestimet e personave që rekrutonin luftëtarë për në Siri, Visho Lika tha se i gjithë  informacioni është dhënë në polici dhe Prokurori nga SHISH.

 





Të ngjashme